Kurti e Sveçla të pranishëm, në objektin ku u vu gurthemeli do të jetë edhe një degë e Agjencisë së Regjistrimit

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri që do të akomodojnë edhe degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak të Komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se […]

Kurti e Sveçla të pranishëm, në objektin ku u vu gurthemeli do të jetë edhe një degë e Agjencisë së Regjistrimit
kurti-e-svecla-te-pranishem,-ne-objektin-ku-u-vu-gurthemeli-do-te-jete-edhe-nje-dege-e-agjencise-se-regjistrimit

kurti-e-svecla-te-pranishem,-ne-objektin-ku-u-vu-gurthemeli-do-te-jete-edhe-nje-dege-e-agjencise-se-regjistrimit

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri që do të akomodojnë edhe degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak të Komunës së Leposaviqit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se objekti i ri do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë të cilët do të jenë në nivel më të lartë të detyrës dhe përgjegjësive për të shërbyer të gjithë qytetarët.

“Duke i uruar punëkryesit punime të mbara dhe përfundim sa më të shpejt të tyre, kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim”, thuhet në njoftim.