Kurti: Jemi gati për hapjen e Urës së Ibrit, po presim që QUINT e KFOR të koordinohen
Këtë të martë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Veri të Kosovës. Ai ka folur për media për hapjen e urës së Ibrit, derisa ka thënë që po e presin QUINT-in dhe KFOR-in për koordinim. “Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët […] The post Kurti: Jemi gati për hapjen e Urës së Ibrit, po presim që QUINT e KFOR të koordinohen appeared first on Albinfo.
Këtë të martë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Veri të Kosovës.
Ai ka folur për media për hapjen e urës së Ibrit, derisa ka thënë që po e presin QUINT-in dhe KFOR-in për koordinim.
“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti para mediave.
The post Kurti: Jemi gati për hapjen e Urës së Ibrit, po presim që QUINT e KFOR të koordinohen appeared first on Albinfo.