Vjenë: Shqiptarja shpërblehet me çmimin ‘Kampioni i Gjinisë’ nga OSBE-ja

Dje, në Vjenë, profesoresha universitare, Shpresa Mulliqi, është shpërblyer me çmimin ‘Kampioni i Gjinisë’ nga OSBE, përcjell albinfo.ch. Ky vlerësim erdhi për kontributin dhe përkushtimin e saj personal në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtat e grave. Shpresa Mulliqi është zyrtare Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Sigurinë Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë, e cila […] The post Vjenë: Shqiptarja shpërblehet me çmimin ‘Kampioni i Gjinisë’ nga OSBE-ja appeared first on Albinfo.

Vjenë: Shqiptarja shpërblehet me çmimin ‘Kampioni i Gjinisë’ nga OSBE-ja

Dje, në Vjenë, profesoresha universitare, Shpresa Mulliqi, është shpërblyer me çmimin ‘Kampioni i Gjinisë’ nga OSBE, përcjell albinfo.ch.

Ky vlerësim erdhi për kontributin dhe përkushtimin e saj personal në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtat e grave.

Shpresa Mulliqi është zyrtare Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Sigurinë Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë, e cila u nominua nga kolegët për të qenë një forcë transformuese në promovimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale përmes përkushtimit të saj në ngritjen e kapaciteteve të Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës dhe Asociacionin e Grave në Agjencinë Korrektuese të Kosovës.

 

 

 

 

The post Vjenë: Shqiptarja shpërblehet me çmimin ‘Kampioni i Gjinisë’ nga OSBE-ja appeared first on Albinfo.