Kurti: Kosova, vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me  drekën e punës të shtruar në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku kanë diskutuar për Planin e Rritjes. Ai ka thënë Kosova është vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së […] The post Kurti: Kosova, vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm appeared first on Albinfo.

Kurti: Kosova, vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje lidhur me  drekën e punës të shtruar në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian bashkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku kanë diskutuar për Planin e Rritjes.

Ai ka thënë Kosova është vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave që ka qenë kriter për të përfituar nga ky plan.

Tutje, Kurti ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektiv i qartë i Kosovës.

“Hapin e parë formal të aplikimit e kemi bërë dhjetorin e vitit 2022, dhe bashkë me rikthimin e zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian, është koha e duhur që Kosova të marrë statusin e merituar të vendit kandidat. Kemi përmbushur shumë reforma, kemi treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane e demokratike si dhe nivel të lartë të përgatitjes institucionale. E dëshmuam këtë edhe me Planin e Rritjes, ku jemi vendi i parë që kemi avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave”, ka shkruar Kurti.

Në fund ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe unitetin e Evropës.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të mbulojë periudhën midis vitit 2024 dhe 2027.

Plani i Rritjes arrin shumën prej gjashtë miliardë eurosh për vendet e rajonit. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.

Në deklaratën e lëshuar nga Këshilli i BE-së, theksohet se qëllimi kryesor është mbështetja për harmonizimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim të anëtarësimin e ardhshëm në BE, si dhe integrimin progresiv të tyre në një treg të vetëm evropian, si dhe konvergjencën socio-ekonomike me BE-në.

Burimet financiare janë planifikuar për të mbështetur një sërë reformash socio-ekonomike dhe themelore, duke përfshirë reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

 

The post Kurti: Kosova, vendi i parë që ka avancuar me hapat e nevojshëm appeared first on Albinfo.