Shuhen zjarret në Prevallë

Si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me zjarret në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akterët, përfshirë edhe KFOR-in, u vlerësua se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri. KFOR-i edhe një herë e rikonfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta […] The post Shuhen zjarret në Prevallë appeared first on Albinfo.

Shuhen zjarret në Prevallë

Si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me zjarret në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akterët, përfshirë edhe KFOR-in, u vlerësua se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri.

KFOR-i edhe një herë e rikonfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.

Gjatë intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë.

Megjithatë, të gjithë akterët relevantë në terren janë në përcjellje të situatës.

“Jemi falënderues dhe mirënjohes jo vetëm ndaj KFOR-it, por dhe ndaj të gjithë akterëve të tjerë, të cilët dhanë kontributin, së pari për ta menaxhuar, e pastaj për të shuar zjarrin. Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës. Bashkë jemi më të fortë!”, u shpreh me këtë rast kryetari Shaqir Totaj.

 

The post Shuhen zjarret në Prevallë appeared first on Albinfo.