Kurti nga përurimi i shkollës në Obranqë: Investimi është afër gjysmë milion euro

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë sot në inaugurimin e shkollës në Obranqë të Podujevës. Ai ua ka uruar të gjithëve shkollën e re që u përurua, njofton Klankosova.tv “Pas përurimit, inaugurimit, të shkollës në Dumosh, erdhëm këtu në Obranqë, një vendbanim i madh i trevës së Llapit, ku shkolla e mbanë emrin “Ali Hadri”, […]

Kurti nga përurimi i shkollës në Obranqë: Investimi është afër gjysmë milion euro
kurti-nga-perurimi-i-shkolles-ne-obranqe:-investimi-eshte-afer-gjysme-milion-euro

kurti-nga-perurimi-i-shkolles-ne-obranqe:-investimi-eshte-afer-gjysme-milion-euro

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë sot në inaugurimin e shkollës në Obranqë të Podujevës.

Ai ua ka uruar të gjithëve shkollën e re që u përurua, njofton Klankosova.tv

“Pas përurimit, inaugurimit, të shkollës në Dumosh, erdhëm këtu në Obranqë, një vendbanim i madh i trevës së Llapit, ku shkolla e mbanë emrin “Ali Hadri”, të historianit të shquar të kombit tonë, dhe investimi është afër gjysmë milion euro. Në krahasim me para tri vjetëve Komuna e Podujevës, me kryetarin Shpejtim Bulliqi, i ka 15-fishuar shpenzimet kapitale për arsim. Pra 1400 për qind janë investimet e shtuara në Komunën e Podujevës sa i përket investimeve kapitale në arsim. Jo 14 për qind, jo 140 për qind, por 1400 për qind apo 15 herë më shumë”.

“Nxënësit, arsimtarët, drejtori i shkollës Fatmir Halimi, i falënderojmë për punën e palodhshme që bëjnë për t’i ndritur mendjet e më të vegjëlve që janë edhe e tashmja edhe e ardhmja jonë. Gëzuar shkolla e re, e ju dëshiroj të gjithëve punë të mbara e suksese të shumta!”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv