“Edhe Gjeografinë na e kanë ndaluar, se Kosova paraqitet shtet”: Shqiptarët në gjendje të rëndë protestojnë në Bujanoc

“Na ndalohet edhe Gjeografia si lëndë e libër, për shkak të përshkrimit territorial, se Kosova është shtet”. Me këtë fjali shënoi predikamentin e rëndë të gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, profesori Llukan Misini, gjatë protestës së sotme në Bujanoc të organizuar nga shqiptarët për të kërkuar ndalim të padrejtësive, diskriminimit sistematik dhe mohimit […]

“Edhe Gjeografinë na e kanë ndaluar, se Kosova paraqitet shtet”: Shqiptarët në gjendje të rëndë protestojnë në Bujanoc
“edhe-gjeografine-na-e-kane-ndaluar,-se-kosova-paraqitet-shtet”:-shqiptaret-ne-gjendje-te-rende-protestojne-ne-bujanoc

“edhe-gjeografine-na-e-kane-ndaluar,-se-kosova-paraqitet-shtet”:-shqiptaret-ne-gjendje-te-rende-protestojne-ne-bujanoc

“Na ndalohet edhe Gjeografia si lëndë e libër, për shkak të përshkrimit territorial, se Kosova është shtet”.

Me këtë fjali shënoi predikamentin e rëndë të gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, profesori Llukan Misini, gjatë protestës së sotme në Bujanoc të organizuar nga shqiptarët për të kërkuar ndalim të padrejtësive, diskriminimit sistematik dhe mohimit të të drejtave elementare të tyre nga shteti serb.

Shqiptarët u tubuan për të artikuluar, siç tha deputeti i vetëm shqiptar në Parlament të Serbisë, Shqip Kamberi, “aparteidin klasik” që shteti serb u ka imponuar shqiptarëve në ato zona, duke i trajtuar për “qytetarë të dorës së dytë…që s’meritojnë pjesëmarrje institucionale”.

Teksa figura domethënëse flisnin për të artikuluar padrejtëstë e panumërta, të pranishmit mbanin parulla me kërkesa elementare: “Duam libra shqip”.

Profesori Misini ngreu kontrastin se vendet e rajonit mësimdhënien e kanë me metodat më të avancuara teknologjike, ndërsa shqiptarët atje “mbajnë mësim me skripta dhe nxënësit mbajnë shënime”.

“Në mungesë të teksteve të lejuara shkollore, profesorët mbajnë mësim me mënyra alterantie…ne shkruajmë skripta e nxënësit tonë marrin shënime, vendet të rajonit përdorin mjetet më të avancuara…Përderisa rajoni po avancon, neve na mohohen tekstet shkollore nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Ndalohet historia si lëndë për të kaluara shqiptare…Gjeografia si lëndë e si libër, për shka ktë përshkrimit territorial dhe Kosovës shtet…Jam këtu para jush, të tregoj për kushtet të vështira…Identitetin dhe dinjitetin tonë ta ruajmë me xhelozi, e për dinjitetin të mëshojmë në shkolla”, tha mësonjësi Misini.

Fjalët tonike i pati edhe Shaip Kamberi i cili iu drejtësua mbarë bashkësisë ndërkombëtare perëndimore si garantë të marrëveshjeve për të drejtat e pakicave.

Në veçanti, u shpreh i zhgënjyer ai, “ledhatimin që i bëhet Serbisë në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Kemi rrahur në dyert e të gjitha kryeqendrave të botës”, vazhdoi të tregojë ai

“(…) Nga Brukseli në Uashingtonit, por Beogradi vazhdon me avazin e vjetër, të trajtimit të shqiptarëve si armiq, qytetar të dorës së dytë që nuk meriton pjesëmarrje institucionale. Ka vazhduar diskriminimin, mosnjohje të diplomave, diskriminimin, pasivizimin, kufizimin e hapësirës për jeteës që ka shkaktuar valë migrimi të të rinjve tanë”, ka thënë Shaip Kamberi.

“Beogradi ka ndaluar çfarëdo investimi të huaj PMB, ka diskriminuar edhe serbët lokalë për inatë të shqiptarëve…Vlerat elementare evropiane po rrezikohen, andaj edhe jemi këtu të tregojmë se durimi ynë po soset. Kjo status-kuo e paqendrueshme dhe e padurueshme”, vazhdoi Kamberi.

Kamberi i qëndroi lajtmotivit që shqiptarët presin e besojnë të bashkësia ndërkombëtare, dhe se sa i përket Beogradin, nuk kanë pritshmëri se ata do të ndërronin kurs.

“Në këtë protestë, të parën, e që do të ketë të tjera, ftojmë qeverinë urgjentisht të realizojë obligimet nga marrëveshjet e marra…Ftojmë BE, KiE, OSBE të ndikojnë të ndalet apartheidin klasik që po imponohet ndaj shquiptarëve, sepse që nga marrëvehsja 2021 dhe Plani Shtatë Pikësh, ne kemi pasur besim jo në Beogradin por në vlerat e demokracive perëndimore”, tha Shaip Kamberi./Nacionale