Kurti: Programi për Diplomaci Qytetare bashkon profesionistë nga mërgata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së programit për bursistët e gjeneratës së dytë në kuadër të Programit për Diplomaci Qytetare dhe mirëpritjen për bursistët e gjeneratës së tretë. Nga qeveria njoftojnë se këtë program kryeministri e cilësoi si një nismë të jashtëzakonshme që bashkon profesionistë […]

Kurti: Programi për Diplomaci Qytetare bashkon profesionistë nga mërgata
kurti:-programi-per-diplomaci-qytetare-bashkon-profesioniste-nga-mergata

kurti:-programi-per-diplomaci-qytetare-bashkon-profesioniste-nga-mergata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së programit për bursistët e gjeneratës së dytë në kuadër të Programit për Diplomaci Qytetare dhe mirëpritjen për bursistët e gjeneratës së tretë.

Nga qeveria njoftojnë se këtë program kryeministri e cilësoi si një nismë të jashtëzakonshme që bashkon profesionistë të rinj nga mërgata, duke ju dhënë mundësi dhe duke i frymëzuar të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin tonë politik, ekonomik, shoqëror, kulturor, si dhe forcon lidhjen e tyre me Kosovën.

“Qeveria jonë prej kohësh ka luajtur një rol jetik në mbështetjen, por paraprakisht mirënjohjen e rolit jetik të mërgatës dhe atë si një segment kyç i strategjisë sonë kombëtare. Diaspora jo vetëm që kontribuon ndjeshëm në rritjen tonë ekonomike, por gjithashtu sjell njohuri të vyera, ekspertizë profesionale dhe perspektiva globale. Për më tepër, diaspora shërben si një urë lidhëse mes Kosovës dhe botës, duke promovuar më të mirat e vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se nga gjenerata e parë, 80% e pjesëmarrësve kanë vazhduar punën në Kosovë, e ky trend tregon se po rritet. Nga 30% te gjenerata e parë, më shumë se 50% e pjesëmarrësve të gjeneratës së dytë kanë aspirata për të vazhduar angazhimin e qëndrimin këtu, disa prej të cilëve tashmë kanë nënshkruar kontrata për angazhim nga 1 shtatori.

“Gjatë këtij programi, kam pasur privilegjin që të takoj shumë nga këta individë të talentuar në raste të ndryshme. Përmes këtyre takimeve, kam fituar njohuri të drejtpërdrejta mbi të arriturat e tyre profesionale, sukseset dhe sfidat me të cilat ata përballen në angazhimin e tyre në Kosovë. Përkushtimi dhe vendosmëria e tyre janë vërtetë frymëzuese, dhe jam i sigurt se kontributet e tyre do të lënë një ndikim të përhershëm në vendin tonë.” tha kryeministri.