FSK në kërkim të helikopterëve, Maqedonci: Asete për evakuim mjekësor e kërkim shpëtim, po flasim me ShBA’në

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Maqedonci ka thënë se për punën e helikopterëve janë duke diskutuar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Departamentin amerikan të Mbrojtjes. Mirëpo shtoi, se blerja e helikopterëve parashihet në fazën e tretë të tranzicionit, që fillon në vitin […]

FSK në kërkim të helikopterëve, Maqedonci: Asete për evakuim mjekësor e kërkim shpëtim, po flasim me ShBA’në
fsk-ne-kerkim-te-helikoptereve,-maqedonci:-asete-per-evakuim-mjekesor-e-kerkim-shpetim,-po-flasim-me-shba’ne

fsk-ne-kerkim-te-helikoptereve,-maqedonci:-asete-per-evakuim-mjekesor-e-kerkim-shpetim,-po-flasim-me-shba’ne

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci ka thënë se për punën e helikopterëve janë duke diskutuar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Mirëpo shtoi, se blerja e helikopterëve parashihet në fazën e tretë të tranzicionit, që fillon në vitin 2025.

“Në kuadër të FSK’së, është e paraparë edhe njësia ajrore, që nënkutpon përvec dronëve Bayraktarë dhe sistemeve tjera ajrore, edhe helikopterët. Edhe për helikopterët, ne jemi në diskutim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe me Departamentin e Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe helikopterët janë pjesë e fazës së tretë të tranzicionit dhe me të vërtetë është një prej aseteve të nevojshme, të paktën për për pjesën e mbështetjes mbështetjes së autoriteteve civile, përkatësisht të evakuimit mjekësor por edhe kërkim-shpëtimit”, ka deklaruar Maqedonci në RTV Dukagjini.

Ai tha se dronët më nuk e kanë efektin luftarak që kanë pasur në të kaluarën, mirëpo vazhdojnë të jenë të rëndësishëm.

“Pas luftës së Ukrainës, formati I luftës dhe nevojat për sisteme kanë ndryshuar.  Helikopterët nuk e kanë më atë efektin luftarak që e kanë pasur në të kaluarën, mirëpo vazhdojnë të jenë të rëndësishëm sidomos për aspektin e transportimit, kërkim shpëtimit dhe evakumit”, ka thënë Maqedonci.