Kurti takim me përfaqësues të OKB-së, tregon çka u diskutua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të martën në platformën X se kanë rishikuar progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së gjatë një takimi me Komitetin e Përbashkët Drejtues. Kurti ka theksuar arritjet kryesore të këtij bashkëpunimi, duke përfshirë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve […]

Kurti takim me përfaqësues të OKB-së, tregon çka u diskutua
kurti-takim-me-perfaqesues-te-okb-se,-tregon-cka-u-diskutua

kurti-takim-me-perfaqesues-te-okb-se,-tregon-cka-u-diskutua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të martën në platformën X se kanë rishikuar progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së gjatë një takimi me Komitetin e Përbashkët Drejtues.

Kurti ka theksuar arritjet kryesore të këtij bashkëpunimi, duke përfshirë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve kombëtare me ato të agjencive të OKB-së.

“Sot, me Komitetin e Përbashkët Drejtues, rishikuam progresin mbi Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së. Disa nga pikat kryesore përfshijnë përfundimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe përafrimin e prioriteteve tona kombëtare — si transformimi dixhital dhe lufta kundër pabarazisë — me agjencitë e OKB-së,” tha Kurti.

Ai theksoi “përkushtimin e tij dhe të ekipit të tij për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”.

“Të gjithë jemi të prirur për të ndërtuar mbi ato që kemi arritur deri tani dhe për të çuar përpara zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës,” ka shkruar Kurti.