Kurti thotë se Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Gjatë ditës sot, kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Në njoftim thuhet se Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i […]

Kurti thotë se Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia
kurti-thote-se-kosova-do-te-vazhdoje-blerjen-e-pajisjeve-ushtarake-nga-turqia

kurti-thote-se-kosova-do-te-vazhdoje-blerjen-e-pajisjeve-ushtarake-nga-turqia

Gjatë ditës sot, kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në njoftim thuhet se Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.