Dërgohet në mbajtje një person nga Suhareka, dyshohet se shtiu me arm’ë zjarri

Një i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48-orë pasi po dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Sopije të komunës së Suharekës. Policia tha se informatën për të shtënat me armë e kanë pranuar dje. “Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me […]

Dërgohet në mbajtje një person nga Suhareka, dyshohet se shtiu me arm’ë zjarri
dergohet-ne-mbajtje-nje-person-nga-suhareka,-dyshohet-se-shtiu-me-arm’e-zjarri

dergohet-ne-mbajtje-nje-person-nga-suhareka,-dyshohet-se-shtiu-me-arm’e-zjarri

Një i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48-orë pasi po dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Sopije të komunës së Suharekës.

Policia tha se informatën për të shtënat me armë e kanë pranuar dje.

“Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet F.R. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9x19mm, një karikator dhe pesë gëzhoja”, shkruan në kumtesë.

Aty tutje thuhet se lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e cilësoi “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.