Kurti viziton Hardh Festin, bën thirrje pë mbështetje të prodhuesve vendorë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi sot festivalin tradicional “Hardh Fest”, që mbahet në Komunën e Rahovecit. Në një njoftim për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti, teksa vuri në pah faktin që […]

Kurti viziton Hardh Festin, bën thirrje pë mbështetje të prodhuesve vendorë
kurti-viziton-hardh-festin,-ben-thirrje-pe-mbeshtetje-te-prodhuesve-vendore

kurti-viziton-hardh-festin,-ben-thirrje-pe-mbeshtetje-te-prodhuesve-vendore

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi sot festivalin tradicional “Hardh Fest”, që mbahet në Komunën e Rahovecit.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti, teksa vuri në pah faktin që këtë festival e vizitojnë 100 mijë veta, bëri ftesë publike që sa më shumë qytetarë ta vizitojnë atë deri me 8 shtator, sepse, shtoi ai, kështu i mbështesim prodhuesit vendorë, të cilët janë bërë të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe eksportet e shtetit.

“Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.3 milionë janë për eksport, dhe këtu ka kontribuar shumë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila i ka mbështetur vreshtarët me 1050 euro për hektar, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 cent për litër nga 4 cent sa ishte më herët”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai shtoi se deri më tani, gjatë së drejtuar nga ai, fermerët e vreshtarët të Komunës së Rahovecit janë përfitues të 21 milionë eurove përmes granteve e subvencione, ndërsa deri në fund të vitit kjo shifër do arrijë deri në 26 milionë.

“Krahas mbështetjes së vreshtarëve dhe verëtarëve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Festivali “Hardh Fest” mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në njoftim.