Kurti viziton punimet e aksit rrugor që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok-Zveçan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në aksin rrugor që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, me gjatësi 6.5 kilometër. Zyra e Kryeministrit […]

Kurti viziton punimet e aksit rrugor që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok-Zveçan
kurti-viziton-punimet-e-aksit-rrugor-qe-lidh-zonat-e-mitrovices-se-jugut-me-qarkoren-zubin-potok-zvecan

kurti-viziton-punimet-e-aksit-rrugor-qe-lidh-zonat-e-mitrovices-se-jugut-me-qarkoren-zubin-potok-zvecan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në aksin rrugor që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, me gjatësi 6.5 kilometër.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se rruga që lidh zonat e Mitrovicës së Jugut me qarkoren Zubin Potok – Zveçan, do të lehtësojë jetesën dhe qasjen e banorëve duke ndihmuar në ndërveprimin dhe ndërlidhjen e komunave veriore me komunat e tjera të vendit.

“Kryeministri Kurti nënvizoi rëndësinë e kësaj rruge për thjeshtimin e lëvizjes së qytetarëve nga veriu në jug e anasjelltas, lirinë e lëvizjes dhe zhvillimin e komunave në veri të vendit, me qëllim përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet tutje në komunikatë.