Kusari: Ligji për KPM-në është anti-evropian – ditë e zezë për lirinë e shprehjes

Kuvendi i Kosovë miratoi sot me 61 vota për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave. Flutura Kusari, juriste e mediave, tha se ky projektligj është “anti-evropian” për KPM-në. “Sot është ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, deklaroi Kusari në Facebook. Një ditë më parë, ajo tha […]

Kusari: Ligji për KPM-në është anti-evropian – ditë e zezë për lirinë e shprehjes
kusari:-ligji-per-kpm-ne-eshte-anti-evropian-–-dite-e-zeze-per-lirine-e-shprehjes

kusari:-ligji-per-kpm-ne-eshte-anti-evropian-–-dite-e-zeze-per-lirine-e-shprehjes

Kuvendi i Kosovë miratoi sot me 61 vota për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Flutura Kusari, juriste e mediave, tha se ky projektligj është “anti-evropian” për KPM-në.

“Sot është ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, deklaroi Kusari në Facebook.

Një ditë më parë, ajo tha se votimi eventual i këtij ligji “do të jetë një grusht i fortë i radhës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar lirisë dhe pluralizmit të medias”.

“Përbërja e projektligjit është në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian për lirinë e medias. Projektligji është kundërshtuar nga secila organizatë ndërkombëtare që merret me lirinë e medias”, u shpreh Kusari.