Kuvendi i RMV-së nesër do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Gjenocidin e Srebrenicës, Komuna e Çairit sot i përkujtoi viktimat

Në orët e paradites në sallën “Boris Trajkovski” do të shënohet 11 Korriku – Dita Ndërkombëtarë e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa disa deputetë dhe Komuna e Çairit sot përkujtuan viktimat e këtij gjenocidi, transmeton Portalb.mk. Aktivitetet do të fillojnë prej orës 10:00, ku fjalim pritet të ketë kryeparlamentari Afrim Gashi, profesori Xhemil Bektoviq, […]

Kuvendi i RMV-së nesër do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Gjenocidin e Srebrenicës, Komuna e Çairit sot i përkujtoi viktimat
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Në orët e paradites në sallën “Boris Trajkovski” do të shënohet 11 Korriku – Dita Ndërkombëtarë e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa disa deputetë dhe Komuna e Çairit sot përkujtuan viktimat e këtij gjenocidi, transmeton Portalb.mk.

Aktivitetet do të fillojnë prej orës 10:00, ku fjalim pritet të ketë kryeparlamentari Afrim Gashi, profesori Xhemil Bektoviq, aktivistja Mersihan Smailoviq, deputeti Amar Mecinoviq, profesori Sead Xhigal dhe Safer Bishevac.

Në prani të Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, të Komunitetit Boshnjakë, deputetëve, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, pranë Memorialit kushtuar viktimave të Srebrenicës që gjendet në Çair, u përkujtuan sot viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës që ndodhi më 11 korrik të vitit 1995”, njoftoi Komuna e Çairit.

Kryetari Ganiu theksoi që Memoriali i kushtuar viktimave të Srebrenicës në Çair, është memoriali i vetëm i këtij lloji jashtë Bosnjës.

Ndryshe, më 11 korrik të vitit 1995 ndodhi gjenocidi serb në Srebrenicë, Bosnjë e Hercegovinë. Në këtë masakër pësuan 8 300 viktima. Me një vendim në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin si gjenocid.

Në maj të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.