Kuvendi Komunal i Drenasit jofunksional, po shkakton humbje milionëshe, thotë Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ditë më parë ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që ta njoftojë Qeverinë e Kosovës për mosfunksionimin e Kuvendit të Komunës së Drenasit. Ai ka kërkuar që Qeveria të shpërndajë Kuvendin e Komunës së Drenasit dhe legjitimitetin të ia kthej qytetarëve, pasi ka akuzuar disa […]

Kuvendi Komunal i Drenasit jofunksional, po shkakton humbje milionëshe, thotë Lladrovci
kuvendi-komunal-i-drenasit-jofunksional,-po-shkakton-humbje-milioneshe,-thote-lladrovci

kuvendi-komunal-i-drenasit-jofunksional,-po-shkakton-humbje-milioneshe,-thote-lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ditë më parë ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që ta njoftojë Qeverinë e Kosovës për mosfunksionimin e Kuvendit të Komunës së Drenasit.

Ai ka kërkuar që Qeveria të shpërndajë Kuvendin e Komunës së Drenasit dhe legjitimitetin të ia kthej qytetarëve, pasi ka akuzuar disa asambleistë se e kanë bërë mosfunksional insitutcionin vendimarrës të komunës.

I pari i Komunës, sërish është deklaruar për situatën duke thënë se Komuna po pëson regres në infrastrukturë e zhvillim të projekteve, por edhe me Grantin e Performancës për vitin 2024, ku tashmë janë humbur mbi 2 milion euro.

Sipas tij kjo situatë është që nga muaji qershor, ndërsa ka përmendur edhe dëme të tjera nga mosfunksionimi i Kuvendit Komunal.

“Dëmet nga mosfunksionimi i Kuvendit është mos mundësia e diskutimit të Raportit financiar 2024 (TM 2), mos mundësia e diskutimit të Raportit nga Zyra Kombëtare e Auditimit me Planin e Implementimit të Rekomandimeve. Pas përfundimit të dëgjimeve për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027, Komuna është e obliguar që ta dërgojë në Kuvend për miratim, deri më 30 qershor. Korniza Afatmesme Buxhetore 2025-2027 (KAB) nuk është miratuar, raportimi për gjashtëmujorin e parë të vitit fiskal të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – nuk është bërë”, tha Lladrovci.