Lekaj: KEDS, ZRRE dhe Qeveria Kurti kanë dështuar në menaxhimin e sektorit të energjisë

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Pal Lekaj thotë për “Front Online” se pagesa e vendosur prej KEDS-it për rikyçje në vlerë orej 17 eurosh dëmton dhe zhvatë qytetarët e Kosovës. “Vendimet e fundit për pagesë 17 euro në rast të shkyçjes është një vendim që dëmton dhe zhvatë padrejtësishtë qytetarët e Kosovës”, tha ai. Deputeti i […]

Lekaj: KEDS, ZRRE dhe Qeveria Kurti kanë dështuar në menaxhimin e sektorit të energjisë
pal-lekaj:-une-e-shkarkova-arberie-nagavcin

pal-lekaj:-une-e-shkarkova-arberie-nagavcin


Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Pal Lekaj thotë për “Front Online” se pagesa e vendosur prej KEDS-it për rikyçje në vlerë orej 17 eurosh dëmton dhe zhvatë qytetarët e Kosovës.

“Vendimet e fundit për pagesë 17 euro në rast të shkyçjes është një vendim që dëmton dhe zhvatë padrejtësishtë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Deputeti i AAK-së thotë se partia e tij kanë kërkuar uljen e çmimit të energjisë, por që nuk është marrë parasysh.

“Gjithashtu edhe më të këqija janë dy vendimet mbi rritjen e çmimit të energjisë dhe të cilat po e dëmtojnë edhe më shumë mirëqenien e qytetarëve. Ne si AAK kemi kërkuar vazhdimisht uljen e çmimit të energjisë, por që nuk është marrë parasysh”, theksoi ai.

Për Lekajn, ZRRE dhe KEDS kanë nevojë për reflektim e ndryshim të politikave ndaj konsumatorëve të vendit.

“ZRRE dhe KEDS kanë nevojë për reflektim e ndryshim të politikave ndaj konsumatorëve të vendit, sepse egzitojnë mundësitë dhe kapacitetet që faturat e energjisë të jenë të pranueshme e të lira për qytetarët e vendit”, tha ai.

Në fund, Lekaj thotë se Qeveria duhet të kordinohet në mënyrë që të ndryshohet situata në sektorin e energjisë elektrike.

“Qeveria Kurti duhet të kordinohet me akterët e brendshëm dhe të ndryshohet menjëherë situata në sektorin e energjisë elektrike”, tha Lekaj për Front Online.