Rohde krenar me ekipin paralimpik të Kosovës në Paris

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shprehet krenar që po e sheh Kosovën duke bërë histori me pjesëmarrje në Lojërat Paralimpike për herë të parë! Në llogarinë e tij në platformën X ai tutje shkroi se rrugëtimi i garuesve na frymëzon të gjithëve – duke nënvizuar frymën e vërtetë të vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë. “Paris […]

Rohde krenar me ekipin paralimpik të Kosovës në Paris
rohde-krenar-me-ekipin-paralimpik-te-kosoves-ne-paris

rohde-krenar-me-ekipin-paralimpik-te-kosoves-ne-paris

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shprehet krenar që po e sheh Kosovën duke bërë histori me pjesëmarrje në Lojërat Paralimpike për herë të parë!

Në llogarinë e tij në platformën X ai tutje shkroi se rrugëtimi i garuesve na frymëzon të gjithëve – duke nënvizuar frymën e vërtetë të vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë.

“Paris 2024 është vetëm fillimi, duke shënuar një kapitull të ri për Kosovën në botën e sportit”, shkroi tutje Rohde, duke e përfunduar postimin e tij me urim fati në gjuhën gjermane – Viel Erfolg!