Leonardo DiCaprio i ka propozuar së dashurës? Ja detaji që ngriti dyshimet

Këtë javë, Leonardo DiCaprio është “arratisur” me të dashurën e tij shumë më të re në moshë, Vittoria Ceretti, për pushime në Itali. Teksa kanë qenë duke shijuar një drekë, paparacët kanë kapur fotografi të dyshes, mirëpo një detaj ka rënë menjëherë në sy dhe ka ngritur dyshimet për një fejesë të mundshme të dyshes:... The post Leonardo DiCaprio i ka propozuar së dashurës? Ja detaji që ngriti dyshimet appeared first on AfterParty.

Leonardo DiCaprio i ka propozuar së dashurës? Ja detaji që ngriti dyshimet

Këtë javë, Leonardo DiCaprio është “arratisur” me të dashurën e tij shumë më të re në moshë, Vittoria Ceretti, për pushime në Itali.

Teksa kanë qenë duke shijuar një drekë, paparacët kanë kapur fotografi të dyshes, mirëpo një detaj ka rënë menjëherë në sy dhe ka ngritur dyshimet për një fejesë të mundshme të dyshes: Unaza në formë zemre me diamant në gishtin e Vittorias.

Çifti të cilët janë takuar që nga vera e vitit 2023, ndezën për herë të parë spekulime për fejesë në fillim të këtij viti, kur Vittoria u pa duke mbajtur një unazë argjendi diamanti në LA.

Por një burim i brendshëm i tha TMZ në atë kohë se çifti nuk ishte i fejuar dhe se ajo e kishte atë unazë të veçantë që nga viti 2022.

Unaza në formë zemre që Vittoria ka momentalisht të vendosur në gishtin e saj duket se është një shtesë e re në koleksionin e bizhuterive të Vittoria.

The post Leonardo DiCaprio i ka propozuar së dashurës? Ja detaji që ngriti dyshimet appeared first on AfterParty.