Mbaroi përfundimisht, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të paraqesin kërkesën për divorc

Dashuria e Jennifer Lopez mund të mos kushtojë asgjë, por divorci i saj me Ben Affleck me siguri do të kushtojë shumë. Miqtë kanë pohuar për DailyMail se aktori 51-vjeçar i “Last Duel” dhe këngëtarja super yll, 55 vjeçe, po përparojnë sërish drejt divorcit pas një përpjekjeje të fundit për pajtim që dështoi në javët... The post Mbaroi përfundimisht, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të paraqesin kërkesën për divorc appeared first on AfterParty.

Mbaroi përfundimisht, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të paraqesin kërkesën për divorc

Dashuria e Jennifer Lopez mund të mos kushtojë asgjë, por divorci i saj me Ben Affleck me siguri do të kushtojë shumë.

Miqtë kanë pohuar për DailyMail se aktori 51-vjeçar i “Last Duel” dhe këngëtarja super yll, 55 vjeçe, po përparojnë sërish drejt divorcit pas një përpjekjeje të fundit për pajtim që dështoi në javët e fundit.

Dokumentet e divorcit të çiftit “janë përfunduar, por ende nuk janë dorëzuar”, kanë pohuar disa burime.

Lajmi vjen pas blerjes nga Afflecku të një rezidence të re për 20.5 milionë dollarë (18.9 milionë euro) në Pacific Palisades më 24 korrik, ditën kur Lopez mbushi 55 vjeç.

Miqtë e Lopez kanë pohuar se blerja e papritur e rezidencës nga Affleck në ditëlindjen e saj ka qenë një “goditje në zemër”.

Blerja e tij erdhi disa ditë pasi çifti nxori në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 68 milionë dollarë (62.8 milionë euro).

24 korriku shënoi gjithashtu ditën kur Lopez finalizoi shitjen e ‘penthouse’-it të saj me katër dhoma gjumi në New York City për 23 milionë dollarë  (21.2 milionë euro), sipas People.

“Dokumentet e divorcit u përfunduan me të para një muaji, por ata po presin kohën e duhur për t’i dorëzuar”, pohon një burim i afërt me çiftin.

“Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të thotë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se luftuan për ta bërë të funksionojë, por nuk mundën”.

“Sinqerisht, në fund nuk arritën të gjenin një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar këtë”, tha një burim tjetër.

The post Mbaroi përfundimisht, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të paraqesin kërkesën për divorc appeared first on AfterParty.