Ligji për KPK-në dhe KPM-në, zyra e BE-së: Për keqardhje që nuk janë marrë parasysh rekomandimet tona

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial (KPK) dhe Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM). Sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka humbur mundësinë që t’i ketë dy ligje të mira, duke thënë se dështoi t’i përfshinte rekomandimet e BE-së dhe të organizatave të […] The post Ligji për KPK-në dhe KPM-në, zyra e BE-së: Për keqardhje që nuk janë marrë parasysh rekomandimet tona appeared first on Albinfo.

Ligji për KPK-në dhe KPM-në, zyra e BE-së: Për keqardhje që nuk janë marrë parasysh rekomandimet tona

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial (KPK) dhe Ligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM).

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës ka humbur mundësinë që t’i ketë dy ligje të mira, duke thënë se dështoi t’i përfshinte rekomandimet e BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare në këto ligje, transmeton albinfo.ch.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Szunyog ka shkruar se ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e Kosovës drejt BE-së, por edhe me “sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve”.

“Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t’i adresojë këto shqetësime kryesore dhe të përafrohet me standardet evropiane. Lidhur me projektligjin për zyrtarët publikë, i bëj thirrje Kuvendit që t’i rishqyrtojë edhe një herë amendamentet e propozuara për të siguruar që ai t’i përmbushë standardet e BE-së dhe ato evropiane”, ka shkruar ai.

Ndryshe, zyra e Bashkimit Evropian ishte shprehur se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh rekomandimet e saj për këto ligje.

 

The post Ligji për KPK-në dhe KPM-në, zyra e BE-së: Për keqardhje që nuk janë marrë parasysh rekomandimet tona appeared first on Albinfo.