LSDM-ja për incidentin në Haraçinë: Me Toshkovskin në krye të MPB-së rrugët janë bërë të pasigurta

Ngjarja e mbrëmshme në Haraçinë u politizua nga LSDM-ja, e cila përmes një komunikate për shtyp theksoi se me Toshkovskin në krye të MPB-së dhe DPMNE-në në pushtet, rrugët janë The post LSDM-ja për incidentin në Haraçinë: Me Toshkovskin në krye të MPB-së rrugët janë bërë të pasigurta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

LSDM-ja për incidentin në Haraçinë: Me Toshkovskin në krye të MPB-së rrugët janë bërë të pasigurta

Ngjarja e mbrëmshme në Haraçinë u politizua nga LSDM-ja, e cila përmes një komunikate për shtyp theksoi se me Toshkovskin në krye të MPB-së dhe DPMNE-në në pushtet, rrugët janë bërë të pasigurta me të shtëna në çdo hap.

Kriminelët sulmojnë në rrugë sepse nuk kanë frikë nga Toshkovski – thuhet në reagimin e LSDM-së. Para një jave pati të shtëna dhe vrasje në afërsi të Mavrovkës, më parë në Hasanbeg, në Çair, Batincë, Tetovë, në rrugën e plastikave etj. Asnjë gjurmë nga autorët, nga 8 vrasje dhe tentativa për vrasje, Toshkovski mezi ka zbardhur një – thuhet më tej në reagim. Toshkovski nuk ka kontroll as mbi kufirin verior, i cili i është dorëzuar menaxhmentit privat të VLEN-it, akuzojnë nga partia maqedonase në opozitë. “Ju nuk e dini se çfarë po ndodh me kufijtë. Kriminelët po ikin nga burgjet dhe Toshkovski nuk mund t’i gjejë”. Nga kjo parti i bëjnë thirrje kryeministrit që të kërkojë llogari nga Toshkovski, përndryshe, për shkak të paaftësisë, ministri duhet të japë dorëheqjen. /Alsat.mk

The post LSDM-ja për incidentin në Haraçinë: Me Toshkovskin në krye të MPB-së rrugët janë bërë të pasigurta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .