Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite ka vrarë rreth 200 punonjës të UNRWA që nga 7 tetori

UNRWA shihet si një mjet shpëtimi për palestinezët në Rripin e rrethuar të Gazës, pasi ofron mbështetje humanitare për miliona njerëz. Por sulmet izraelite dhe bllokimi i kalimeve në enklavë kanë penguar shpërndarjen e ndihmave për 2.3 milionë njerëz, shumica e të cilëve janë të zhvendosur, duke përkeqësuar krizën humanitare, shkruan Al Jazeera. Antonio Guterres, [...]Read More...

Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite ka vrarë rreth 200 punonjës të UNRWA që nga 7 tetori

UNRWA shihet si një mjet shpëtimi për palestinezët në Rripin e rrethuar të Gazës, pasi ofron mbështetje humanitare për miliona njerëz.

Por sulmet izraelite dhe bllokimi i kalimeve në enklavë kanë penguar shpërndarjen e ndihmave për 2.3 milionë njerëz, shumica e të cilëve janë të zhvendosur, duke përkeqësuar krizën humanitare, shkruan Al Jazeera.

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha javën e kaluar se agjencia është gjithashtu në shënjestër.

Vetëm 10 nga 26 qendrat shëndetësore të UNRWA në Gaza janë aktualisht funksionale. Ndërkaq, ka pasur 458 incidente që kanë prekur ambientet e UNRWA-s dhe njerëzit brenda tyre./abcnews.al