Trump akuza kundër Harris: ‘Gënjeshtare dhe e çmendur’, do të shkatërronte vendin nëse do zgjidhej

Kandidati republikan për presidencën e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nisur një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kamala Harris, me të cilën do të garojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në SHBA. Trump, në fjalimin e parë të fushatës që kur Joe Biden njoftoi se do të tërhiqej nga fushata e tij për rizgjedhje, e [...]Read More...

Trump akuza kundër Harris: ‘Gënjeshtare dhe e çmendur’, do të shkatërronte vendin nëse do zgjidhej

Kandidati republikan për presidencën e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nisur një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kamala Harris, me të cilën do të garojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në SHBA.

Trump, në fjalimin e parë të fushatës që kur Joe Biden njoftoi se do të tërhiqej nga fushata e tij për rizgjedhje, e quajti Harris një “të çmendur radikale të krahut të majtë” që do të “shkatërronte vendin” nëse zgjidhej në postin më të lartë.

Duke folur në Charlotte, Karolina e Veriut, Trump nuk tregoi nuk i kurseu akuzat kundër kundërshtarit të tij, të cilin ai e quajti “një gënjeshtar total ” .
Së fundi, ai iu referua vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr, duke akuzuar “udhëheqësit e Partisë Demokratike” se e kanë detyruar presidentin në largim të largohet në një mënyrë “shumë jodemokratike”.

/abcnews.al/