Lutje dhe panik/ Reagimet e qytetarëve ndaj atentatit të Trump

Donald Trump ishte në skenë, gjashtë minuta pas fjalimit të tij në një tubim në Butler, Pensilvani, kur papritur dëgjohen të shtëna armësh. Të shtënat pasohen nga të britmat e të pranishmëve. Trump yelling “Fight. Fight,” after getting grazed by a bullet in the ear, an inch from ending his life. No panic. No crawling [...]Read More...

Lutje dhe panik/ Reagimet e qytetarëve ndaj atentatit të Trump

Donald Trump ishte në skenë, gjashtë minuta pas fjalimit të tij në një tubim në Butler, Pensilvani, kur papritur dëgjohen të shtëna armësh. Të shtënat pasohen nga të britmat e të pranishmëve.

Trump menjëherë kap veshin e djathtë, shikon gjakun në dorë dhe ulet në tokë pas podiumit. Agjentët e Shërbimit Sekret vrapojnë menjëherë në skenë dhe mbulojnë republikanin, ndërsa në skenë ngjiten pushkë edhe anëtarë të tjerë të forcave të rendit.

Agjentët e Shërbimit Sekret e mbajnë Trumpin në tokë për 25 sekonda. Dikush bërtet: “Ka vdekur autori!”. Republikani më pas duket se u thotë mbështetësve të tij të “luftojnë”. Shumë përgjigjen duke brohoritur “SHBA, SHBA, SHBA”.

Mbështetësit e kandidatit republikan filluan më pas të sulmojnë gazetarët në mitingun e fushatës.

“Hajde, le të shkojmë, le të shkojmë,” bërtiti një anëtar i Shërbimit Sekret ndërsa agjentë të tjerë përpiqeshin të kontrollonin mijëra të pranishëm.

Një helikopter i forcave të rendit fluturoi mbi vendngjarje dhe një automjet kaloi mes turmës. Të pranishmit e tjerë sulmuan organizatorët e ngjarjes dhe u ankuan për boshllëqet e sigurisë.

Disa ishin ulur në gjunjë dhe po faleshin.

“Është një ditë tepër e trishtuar,”  tha një nga mbështetësit e Trump.

/abcnews.al