Marrëveshja BE-Serbi për litiumin, profesori Bieber: Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur

Politologu dhe profesori në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, është deklaruar rreth lidhjes së  marrëveshjes në mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë në lidhje me litiumin. Ai ka thënë se kjo marrëveshje më shumë u shërben interesave të BE-së sesa vlerave të saj. Kështu sipas tij, zgjerimi i BE-së “ka vdekur”. “Mesazhi do të dëgjohet në […]

Marrëveshja BE-Serbi për litiumin, profesori Bieber: Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur
marreveshja-be-serbi-per-litiumin,-profesori-bieber:-me-nje-qasje-te-tille,-zgjerimi-i-be-se-ka-vdekur

marreveshja-be-serbi-per-litiumin,-profesori-bieber:-me-nje-qasje-te-tille,-zgjerimi-i-be-se-ka-vdekur

Politologu dhe profesori në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, është deklaruar rreth lidhjes së  marrëveshjes në mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë në lidhje me litiumin. Ai ka thënë se kjo marrëveshje më shumë u shërben interesave të BE-së sesa vlerave të saj.

Kështu sipas tij, zgjerimi i BE-së “ka vdekur”.

“Mesazhi do të dëgjohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje që i shërben BE-së është më e rëndësishme se vlerat. Me një qasje të tillë, zgjerimi i BE-së ka vdekur”,  ka shkruar ai, ndër të tjera.

Tutje ai përmendi edhe protestat e vitit 2021 që ndaluan përpjekjet për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium dhe me bateri. Kancelari gjerman Olaf Scholz, nënpresidenti i Komisionit të BE-së, Maros Sefcovic, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan dje në Beograd një marrëveshje bashkëpunimi për shfrytëzimin e lëndëve të para dhe për prodhimin e baterive, veçanërisht për makinat elektrike.

Marrëveshja mes Serbisë dhe BE-së ka një vlerë prej disa miliardë eurosh.