Marrëveshja për të burgosurit/ OKB bën thirrje për lirimin e 100 personave të tjerë

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut po bëjnë thirrje për lirimin e qindra të burgosurve politikë të tjerë pas shkëmbimit masiv të të burgosurve midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera perëndimore. ”Midis 700 dhe 1 372 persona janë ende të arrestuar në Rusi me akuza të rreme ose [...]Read More...

Marrëveshja për të burgosurit/ OKB bën thirrje për lirimin e 100 personave të tjerë

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut po bëjnë thirrje për lirimin e qindra të burgosurve politikë të tjerë pas shkëmbimit masiv të të burgosurve midis Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera perëndimore.

”Midis 700 dhe 1 372 persona janë ende të arrestuar në Rusi me akuza të rreme ose të motivuara politikisht”, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar të premten nga ekspertë që punojnë për Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Grupi përshëndeti lirimin e 16 personave që ishin burgosur për aktivitetet e tyre si gazetarë, artistë, anëtarë të opozitës apo aktivistë.

Në këmbim, 10 persona iu dorëzuan Rusisë, duke përfshirë një vrasës të dënuar dhe spiunë.

“Qeveria ruse duhet të lirojë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të burgosurit politikë të mbetur”, deklaroi OKB.