Masakër në SHBA/ Burri vret familjen, mendonte se e ëma s’e kishte përfshirë në testament

Një burrë që besonte se ishte lënë jashtë testamentit të nënës së tij, vrau katër anëtarë të familjes përpara se të vriste veten. Joseph DeLucia Jr vrau tre vëllezërit e motrat e tij, Joanne Kearns, Frank DeLucia dhe Tina Hammond, si dhe vajzën e kësaj të fundit, Victoria, gjatë një mbledhjeje familjare në shtëpinë e [...]Read More...

Masakër në SHBA/ Burri vret familjen, mendonte se e ëma s’e kishte përfshirë në testament

Një burrë që besonte se ishte lënë jashtë testamentit të nënës së tij, vrau katër anëtarë të familjes përpara se të vriste veten.

Joseph DeLucia Jr vrau tre vëllezërit e motrat e tij, Joanne Kearns, Frank DeLucia dhe Tina Hammond, si dhe vajzën e kësaj të fundit, Victoria, gjatë një mbledhjeje familjare në shtëpinë e nënës së tyre.

DeLucia Jr, 59 vjeç, u takua me të tjerët në pronën në Syosset, rreth 15 milje në lindje të Nju Jorkut, tha të hënën shefi i policisë së qarkut Nassau, Stephen Fitzpatrick. Ishte vetëm tre ditë pas vdekjes së nënës së tyre, Theresa DeLucia.

Por në vend që të diskutonte shitjen e planifikuar të shtëpisë, ku DeLucia Jr kishte jetuar gjithë jetën, ai qëlloi me 12 plumba në drejtim të familjarëve. Më pas ai doli në kopshtin e përparmë “duke bërtitur pa dallim” për atë që sapo kishte bërë përpara se të kthente armën kundër vetes, thanë autoritetet.

Dy motrat dhe vëllai i tij ishin të gjitha rreth të 60-tave, ndërsa mbesa e tij ishte në të 30-at, tha policia./abcnews.al