Matrix: Filmi fantastiko-shkencor, që trajtoi çështje të mëdha filozofike

Sado e pabesueshme që mund të duket, fundi i muajit mars shënoi 25 vjetorin e daljes për herëtëparë në kinema të serisë së parë të filmit “Matrix”, me regjinë e vëllezërve Uaçovski. Ky film shkencor “cyberpunk”, ishte një hit në kinematë e mbarëbotës, për shkak të vizionit futuristik dystopian, ndjenjën e veçantë të modes, dhe sekuencat e shkëlqyera të aksionit.  Por, ai ishte gjithashtu një katalizator, për debatin popullor rreth disa temave filozofike shumë të mëdha. Filmi përqëndrohet tek një haker kompjuterash, “Neo” […] The post Matrix: Filmi fantastiko-shkencor, që trajtoi çështje të mëdha filozofike appeared first on Ora24.tv.

Matrix: Filmi fantastiko-shkencor, që trajtoi çështje të mëdha filozofike
sharethis sharing button

Sado e pabesueshme që mund të duket, fundi i muajit mars shënoi 25 vjetorin e daljes për herëtëparë në kinema të serisë së parë të filmit “Matrix”, me regjinë e vëllezërve Uaçovski. Ky film shkencor “cyberpunk”, ishte një hit në kinematë e mbarëbotës, për shkak të vizionit futuristik dystopian, ndjenjën e veçantë të modes, dhe sekuencat e shkëlqyera të aksionit. 

Por, ai ishte gjithashtu një katalizator, për debatin popullor rreth disa temave filozofike shumë të mëdha. Filmi përqëndrohet tek një haker kompjuterash, “Neo” (luajtu nga aktori Kenju Rivs), që mëson se e gjithë jeta e tij është jetuar brenda një realiteti të përpunuar dhe të simuluar.

Kjo botë ëndrrash të gjeneruara nga kompjuteri, u krijua nga një inteligjencë artificiale e krijuar nga njeriu, që industrialisht shfrytëzon trupat njerëzorë për energji, ndërsa i huton ata përmes një realiteti relativisht të këndshëm paralel të quajtur “matrix”.

Ky skenar, kujton një nga eksperimentet më të qëndrueshme të mendimit të filozofisë perëndimore. Në një pjesë të famshme të Republikës, Platoni na bën ta përfytyrojmë gjendjen njerëzore si një grup të burgosurish që kanë jetuar gjithë jetën në shpellë tëprangosur, ndaj përvoja e tyre e realitetit është e kufizuar në hijet e projektuara në faqen e shpellëssë tyre.

Një i burgosur i liruar, sugjeron Platon, do të habitej po të zbulonte të vërtetën rreth realitetit, dhe do të verbohej nga shkëlqimi i diellit. Nëse ai kthehet pas në shpellë, shokët e tij nuk do të kishin mundësi të kuptonin atë që ai e kishte përjetuar, dhe me siguri do të mendonin se ai ështëçmendur. Ikja nga robëriae injorancës, është e vështirë.

The post Matrix: Filmi fantastiko-shkencor, që trajtoi çështje të mëdha filozofike appeared first on Ora24.tv.