Olsi Bylyku konfirmon romancën e re, i dedikon këngë “Amlës” së zemrës
Pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani, Olsi Bylyku ka vendosur të rikthehet me projekte muzikore, por këtë herë me një dedikim për partneren e tij të re të cilën e quan “Amla”, si vetë titulli i këngës. Aktori i humorit ka konfirmuar se është në një lidhje dhe zgjodhi mënyrën më të veçantë për... The post Olsi Bylyku konfirmon romancën e re, i dedikon këngë “Amlës” së zemrës appeared first on AfterParty.
Pas një shkëputjeje të gjatë nga ekrani, Olsi Bylyku ka vendosur të rikthehet me projekte muzikore, por këtë herë me një dedikim për partneren e tij të re të cilën e quan “Amla”, si vetë titulli i këngës. Aktori i humorit ka konfirmuar se është në një lidhje dhe zgjodhi mënyrën më të veçantë për të treguar marrëdhënien që ai ka me “Amlën”.
Në videokilipin e këngës që tashmë është publikuar në rrjete sociale, Olsi shkruan se kjo këngë i dedikohet partneres e cila i ka qëndruar pranë në vitin e tij më të vështirë të jetës si nga ana personale ashtu edhe profesionale.
Kujtojmë se aktori i humorit është përfolur për një romancë me gazetaren e Tv Klan Denada Lura e cila pas bujës vendosi të mbyllte faqen e saj në rrjete sociale. Olsi në videoklipin e “Amlës” nuk e zbulon imazhin e të dashurës dhe ku i dihet ajo mund të jetë edhe Lura.
The post Olsi Bylyku konfirmon romancën e re, i dedikon këngë “Amlës” së zemrës appeared first on AfterParty.