Mbi 150 mijë banorë më pak në Kosovë nga viti 2011

Mbi 150 mijë banorë më pak në Kosovë, nga viti 2011, nga regjistrimi i fundit i popullsisë. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra. Derisa në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011-në ishin […]

Mbi 150 mijë banorë më pak në Kosovë nga viti 2011
mbi-150-mije-banore-me-pak-ne-kosove-nga-viti-2011

mbi-150-mije-banore-me-pak-ne-kosove-nga-viti-2011


Mbi 150 mijë banorë më pak në Kosovë, nga viti 2011, nga regjistrimi i fundit i popullsisë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.

Derisa në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011-në ishin 1.739.825 banorë, që i bije 153.166 mijë banorë më pak, shkruan Front Online.

Sipas të dhënave preliminare, mosha mesatare e popullsisë është 34.82 vjet.

Sipas ASK-së ka rënie të numrit të banorëve te grupmosha 0-15 vjeç dhe rritje e numrit të banorët mbi 64-vjeç.

Dendësia e popullsisë sipas ASK-së është 145.5 banorë në një kilometër katror.

Komunat me dendësi më të madhe janë Fushë-Kosova 762 banorë në një kilometër katror, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina 434 banorë në një kilometër katror.

Numri mesatar i anëtarëve në një ekonomi familjare në vitin 2024 sipas ASK-së është 4.5 banorë.

Sipas ASK-së në 4 komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut pati bojkotim në masë të madhe, përkundër që një pjesë e tyre thuhet se u regjistruan.

Me rastin e publikimit të këtyre statistikave kryeministrit Albin Kurti, ka folur për rëndësinë e statistikave, duke thënë se ato janë të rëndësishme për të ardhmen.

“Pa të dhëna të sakta, pa statistika edhe vendimet do të jenë jo të sakta. Në demokraci marrja e vendimeve politike është shumë me rëndësi të mëdha. Unë jam krenar si kryeministër për përkushtimin dhe angazhimin e atyre që morën pjesë në këtë proces. Unë personalisht në një periudhë të shkurtër kohore kam biseduar disa herë ASK-në për të ofruar mbështetjen time. BE, USAID bazohen në të dhëna tjera statistikore për të marrë vendime të tjera. Ky angazhim e rrit integrimin në arenën ndërkombëtare. Një agjenci e fuqishme e statistikave e cila ofron statistika të rëndësishme është një agjenci e çmuar për vendin”, është shprehur Kurti./Front Online/