Mbi 35 milionë denarë sivjet do të investojë Qeveria e Maqedonisë së Veriut në objekte sportive

Sot në seancën e 20-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua Programi për ndërtimin dhe rekonstruktimin e objekteve sportive për vitin 2024 nga ana e Ministrisë për Sport, transmeton Portalb.mk. Ministria për Sport do të merret me përzgjedhjen e ofertuesve më të mirë, ashtu që vetëm këtë vit buxheti kap vlerën prej 35 […]

Mbi 35 milionë denarë sivjet do të investojë Qeveria e Maqedonisë së Veriut në objekte sportive
Salla e sportit pranë UKM-së, Foto: Meta.mk

Sot në seancën e 20-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua Programi për ndërtimin dhe rekonstruktimin e objekteve sportive për vitin 2024 nga ana e Ministrisë për Sport, transmeton Portalb.mk.

Ministria për Sport do të merret me përzgjedhjen e ofertuesve më të mirë, ashtu që vetëm këtë vit buxheti kap vlerën prej 35 039 500 denarë për ndërtimin e këtyre objekteve.

Në këtë Program janë paraparë dhjetë objekte, si “Ndërtimi i sallës sportive në Akademinë Ushtarake – Shkup”. Kjo sallë do të ndërtohet në Komunën e Aerodromit.

Projekte tjera që do të përfshihen janë edhe ajo te Rasadniki në Kisella Vodë, salla sportive te Universiteti “Kirili dhe Metodi”, salla në Komunën e Radovishit, në Komunën e Novo Sellës, stadiumi i futbollit te KF Teteks në Tetovë, përpunimin e lojërave për qëllime të shumta nëpër lagje, ndërtimi i lojërave për fëmijë në çerdhe, vendosja e hyrjeve për personat me nevoja të veçanta në objekte sportive dhe ndërtimi i shtegut të atletikës në Komunën e Gjevgjelisë.