Përmes partneritetit publiko-privat do të ndërtohen garazhe shumë-katëshe në Qendrën Klinike të Shkupit

Qeveria e Maqedonisë së veriut ka vendosur që me partneritet publiko-privat të ndërtohen garazhe të montuara në Qendrën Klinike në Shkup, transmeton Portalb.mk. “Qeveria miratoi informacionin për ngritjen e komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për krijimin e partneritetit publik privat për ndërtimin e garazheve të montuara shumëkatëshe në Qendrën Klinike Universitare […]

Përmes partneritetit publiko-privat do të ndërtohen garazhe shumë-katëshe në Qendrën Klinike të Shkupit
Parkingu te Qendra Klinike Universitare "Nënë Tereza" në Shkup. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qeveria e Maqedonisë së veriut ka vendosur që me partneritet publiko-privat të ndërtohen garazhe të montuara në Qendrën Klinike në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria miratoi informacionin për ngritjen e komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për krijimin e partneritetit publik privat për ndërtimin e garazheve të montuara shumëkatëshe në Qendrën Klinike Universitare – Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” Shkup”, informuan nga Qeveria.

Me këtë siç thonë nga Qeveria do të të zgjidhet kaosi i trafikut që mbretëron në Qendrën Klinike.

Aktualisht me parkingun e Qendrës Klinike menaxhon ndërmarrja publike e Shkupit “Parkingu i Qytetit” dhe është kaos i përditshëm për shkak të mungesës së hapësirave për parkim.

Vendimet e tjera nga seanca e sotme e Qeverisë

Qeveria mori vendim në përputhje me ribalancin e miratuar të buxhetit për të paguar të gjitha pagat e prapambetura për punonjësit e Pyjeve Kombëtare.

Sllobodan Ivanovski u emërua në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Administratës së Policisë Financiare.

Xhevat Selami u emërua ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qeveria  i propozoi Kuvendit që të emërojë Elena Markova Velinovën për anëtare të Komisionit Rregullativ për Shërbimet e Energjisë dhe Ujërave dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.