Me dokumente të falsifikuara ishte nisur për në Turqi, por u ndal në kufi nga Policia e Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 48 vjeçarit nën dyshimet se ka falsifikuar dokumentet e kompanisë së tij me qëllim që të realizon një udhëtim për në Kushadasi të Turqisë, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër F.N. (48) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën […]

Me dokumente të falsifikuara ishte nisur për në Turqi, por u ndal në kufi nga Policia e Maqedonisë së Veriut
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 48 vjeçarit nën dyshimet se ka falsifikuar dokumentet e kompanisë së tij me qëllim që të realizon një udhëtim për në Kushadasi të Turqisë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër F.N. (48) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim të dokumentit” e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, pasi më 26 korrik ishte kapur gjatë kalimit kufitar në “Deve Bair”.

Ai është pronar dhe menaxher i një kompanie për tregti dhe turizëm nga Kumanova, ndërsa akuzohet për falsifikimin e licencës për kryerjen e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve.

“Licenca për transport ndërkombëtar i ka skaduar më 24 qershor 2024, dhe për të mos humbur udhëtimin e planifikuar në linjën Shkup – Kushadasi, ai ka ndryshuar vitin e vlefshmërisë së Ekstraktit të Licencës nga 2024 në 2025 në kompjuter dhe e ka futur në dokumentacionin e autobusit”, raportoi Policia.