Më shumë se 2000 fëmijë të pastrehë në Francë

Më shumë se 2,000 fëmijë në Francë janë të detyruar të flenë në rrugë, sipas UNICEF Francës dhe Federatës së Aktorëve të Solidaritetit (FAS). “Është e papranueshme që shoqëria t’i trajtojë fëmijët në këtë mënyrë. Jemi shumë, shumë të shqetësuar që situata po përkeqësohet çdo vit, është një tragjedi kur dimë për pasojat katastrofike si [...]Read More...

Më shumë se 2000 fëmijë të pastrehë në Francë

Më shumë se 2,000 fëmijë në Francë janë të detyruar të flenë në rrugë, sipas UNICEF Francës dhe Federatës së Aktorëve të Solidaritetit (FAS).

“Është e papranueshme që shoqëria t’i trajtojë fëmijët në këtë mënyrë. Jemi shumë, shumë të shqetësuar që situata po përkeqësohet çdo vit, është një tragjedi kur dimë për pasojat katastrofike si për shëndetin mendor ashtu edhe për arsimin”, tha përfaqësues i agjencisë së OKB-së në Francë Adeline Hazan.

Ajo vlerësoi se bëhet fjalë për “shkelje flagrante të parimeve të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës”, të cilën e ka ratifikuar Franca.

/abcnews.al