“Ka aq shumë rrezik në këtë moment”/ Kamala Harris: Nuk do e lejojmë Donald Trump ta kthejë SHBA-në mbrapa

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris ka mbajtur fjalën e saj gjatë një tubimi në Indianapolis këtë të mërkurë. Harris, e cila mbajti tubimin e parë të fushatës së saj presidenciale në Wisconsin, hapi fjalimin duke nderuar Joe Biden dhe punën “e jashtëzakonshme” që ai ka kryer si president, shkruan Sky News. Më pas, ajo kritikoi atë [...]Read More...

“Ka aq shumë rrezik në këtë moment”/ Kamala Harris: Nuk do e lejojmë Donald Trump ta kthejë SHBA-në mbrapa

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris ka mbajtur fjalën e saj gjatë një tubimi në Indianapolis këtë të mërkurë.

Harris, e cila mbajti tubimin e parë të fushatës së saj presidenciale në Wisconsin, hapi fjalimin duke nderuar Joe Biden dhe punën “e jashtëzakonshme” që ai ka kryer si president, shkruan Sky News.

Më pas, ajo kritikoi atë që ajo e quajti planin e Donald Trump për të “rikthyer Amerikën në një të kaluar të errët” të ultra-konservatorizmit. Harris deklaroi gjatë tubimit se “ne nuk do të kthehemi prapa”.

Votuesit në Indiana nuk kanë mbështetur një kandidat presidencial demokrat për gati 16 vjet, por Harris tha se shpreson ta ndryshojë këtë në nëntor.

“Ka kaq shumë në rrezik në këtë moment. Kombi ynë, siç ka bërë gjithmonë, po mbështetet te ju për t’u energjizuar, organizuar dhe mobilizuar.”, theksoi ajo./abcnews.al