Sulm me raketa në një bazë ushtarake në Irak, plagosen disa ushtarë amerikanë

Shtatë amerikanë u plagosën mbrëmjen e së hënës nga një sulm me raketa në një bazë ushtarake në Irak. Këtë e ka bërë të ditur sot një zyrtar amerikan, pak ditë pas vdekjes së katër luftëtarëve pro-iranianë irakianë nga një sulm amerikan. “Pesë ushtarë dhe dy punëtorë u plagosën në sulmin me dy raketa në [...]Read More...

Sulm me raketa në një bazë ushtarake në Irak, plagosen disa ushtarë amerikanë

Shtatë amerikanë u plagosën mbrëmjen e së hënës nga një sulm me raketa në një bazë ushtarake në Irak.

Këtë e ka bërë të ditur sot një zyrtar amerikan, pak ditë pas vdekjes së katër luftëtarëve pro-iranianë irakianë nga një sulm amerikan.

“Pesë ushtarë dhe dy punëtorë u plagosën në sulmin me dy raketa në bazën ajrore Ain al-Assad”, tha burimi, i cili kërkoi të mos përmendet emri. Pesë nga të plagosurit po trajtohen në bazë, ndërsa dy janë transferuar diku tjetër, tha ai, duke sqaruar se nuk janë në rrezik për jetën.

Pentagoni ia atribuoi sulmin grupeve paraushtarake të lidhura me Iranin./abcnews.al