Mediat e huaja: Autori që qëlloi me armë pranë Trump, donte të vriste edhe Putinin

Detaje të reja po publikohen nga mediat ndërkombëtare lidhur me autorin që qëlloi me armë zjarri pranë fushës së golfit ku po luante ish presidenti Donald Trump në Florida. Ryan Ruth 58-vjeç i cili ka jetuar në Hawai për disa vite po hetohet imtësisht nga autoritetet amerikane. Fillimisht u zbulua se ka qenë një aktivist [...]Read More...

Mediat e huaja: Autori që qëlloi me armë pranë Trump, donte të vriste edhe Putinin

Detaje të reja po publikohen nga mediat ndërkombëtare lidhur me autorin që qëlloi me armë zjarri pranë fushës së golfit ku po luante ish presidenti Donald Trump në Florida.

Ryan Ruth 58-vjeç i cili ka jetuar në Hawai për disa vite po hetohet imtësisht nga autoritetet amerikane. Fillimisht u zbulua se ka qenë një aktivist dhe mbështetës i Ukrainës, vend i pushuar nga Rusia.

Është zbuluar se në intervistën e dhënë në atë kohë për AFP, ai kishte theksuar se presidenti rus Vladimir Putin është një terrorist dhe se duhej “shfarosur”.

“Putini është një terrorist që duhet shfarosur “, ka thënë ai, shkruan Bild.

58-vjeçari që tentoi të vriste Trump ka një precedentë kriminal që daton në vitin 2002, duke përfshirë akuzat për posedim të një mitralozi automatik.