Merren masa ndaj Kanye West e Bianca Censorit, shkak veshjet e ekzagjeruara

Në mesin e vitit 2024, duket paksa e ndërlikuar t’i mohosh hyrjen çdo qytetari në restorante apo bare, por mesa duket disave prej tyre i ka ardhur në majë të hundës veshja e papërshtatshme e Kanye West dhe Bianca Censorit.Shumë pronarë restorantesh janë të gatshëm të ndalojnë hyrjen e çiftit për shkak të lakuriqësisë së […]

Merren masa ndaj Kanye West e Bianca Censorit, shkak veshjet e ekzagjeruara

Në mesin e vitit 2024, duket paksa e ndërlikuar t’i mohosh hyrjen çdo qytetari në restorante apo bare, por mesa duket disave prej tyre i ka ardhur në majë të hundës veshja e papërshtatshme e Kanye West dhe Bianca Censorit.Shumë pronarë restorantesh janë të gatshëm të ndalojnë hyrjen e çiftit për shkak të lakuriqësisë së tepërt në veshjet e tyre.

Përgjegjësit janë lodhur nga mënyra e veshjes së Censorit dhe kanë bërë të ditur synimin e tyre për ta ndaluar atë nga ambientet e tyre.

Njëri prej klientëve, në mënyrë anonime, ka ndarë përshtypjet e tij në Daily Mail: Asnjë pronar apo menaxher i restorantit nuk duhet t’i lejojë ata të hyjnë të veshur kështu, përveç nëse paraprakisht paguajnë për të rezervuar të gjithë restorantin për të qenë vendi i tyre privat.