Në stadium vendoset kënga e Shakirës, reagimi i Pique nuk duhet humbur!

Nëse Gerard Pique mendon se ndarja e tij me Shakiran është harruar, ka gabuar. Publiku është akoma shumë i interesuar për rrjedhat mes këngëtares dhe ish-futbollistit, aq më tepër që Shakira i ka shprehur ndjenjat e saj përmes këngëve virale. Në ‘La Velada del Ano IV’, më 13 korrik, Pique u detyrua të shikonte hijet […]

Në stadium vendoset kënga e Shakirës, reagimi i Pique nuk duhet humbur!

Nëse Gerard Pique mendon se ndarja e tij me Shakiran është harruar, ka gabuar.

Publiku është akoma shumë i interesuar për rrjedhat mes këngëtares dhe ish-futbollistit, aq më tepër që Shakira i ka shprehur ndjenjat e saj përmes këngëve virale.

Në ‘La Velada del Ano IV’, më 13 korrik, Pique u detyrua të shikonte hijet e tij me të dashurën Clara Chia, kur në stadium u lëshua një këngë e Shakiras, të cilën ia kishte dedikuar atij.

Reagimi i tij siç pritej nuk ka kaluar pa u vënë re.

Ngjarja vjetore e organizuar nga Ibai Llanos mblodhi së bashku transmetues, krijues të përmbajtjes dhe të famshëm në stadiumin ikonik Santiago Bernabeu në Madrid.

Pique u mundua të fshihej, gjersa ishte me fëmijët: Sasha dhe Milan.

Ndërsa shfaqej i qetë, sjellja e tij ndryshoi tërësisht kur filloi kënga, pasi të gjithë sytë u kthyen nga ai.

Të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kënduan këngën me zë të lartë, ndërsa disa prej tyre po e xhironin reagimin e Pique.

Që pas ndarjes nga Shakira, Gerard ka nisur një romancë të re me Clara Chian.