Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti fatal në Gostivar

Turgaj Rizvançe pronar i rrjetit të barnatoreve Rizvançe dhe Bekir Hop pronar i një servisi të orëve të dorës në Gostivar, janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen The post Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti fatal në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti fatal në Gostivar

Turgaj Rizvançe pronar i rrjetit të barnatoreve Rizvançe dhe Bekir Hop pronar i një servisi të orëve të dorës në Gostivar, janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në magjistralen Gostivar – Kërçovë, përballë restorant Natyra, njofton Gostivari Sot

Drejtuesi i automjetit të markës BMW, Bekir Hop ka ngelur i vdekur në vendngjarje kurse pasagjeri tjetër, Turgaj Rizvançe nuk ka munudur t’u mbijeton plagëve dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Gostivarit. Viktimat ishin në raport miqësie, dhëndër e kunat. 

Drejtuesi i kamionit, shtetasi i Kosovës me inicialet A.T, ka pësuar lëndime trupore.

Aksidenti në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54) nga Gostivari dhe një Mjet Tërhekës ,,Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova.

Ekspertizë në vendngjarje kryen ekipi i Policisë së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik, kurse intervenuan edhe nga njësiti i zjarrfikësve dhe autoambulanca. 

Magjistralja mbeti e bllokuar gjersa zgjati ekspertiza në terren. Gostivari Sot

The post Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti fatal në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .