Minatorët e Trepçës dy muaj pa paga, CSL kërkon zgjidhje afatgjate

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), që në fokus të veprimtarisë së saj ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut që garantohen nga ligji i punës, përmes këtij reagimi shpreh shqetësimin lidhur me vonesat në pagë të minatorëve të minierës “Trepça Sh.A”. Në kohën kur në […]

Minatorët e Trepçës dy muaj pa paga, CSL kërkon zgjidhje afatgjate
minatoret-e-trepces-dy-muaj-pa-paga,-csl-kerkon-zgjidhje-afatgjate

minatoret-e-trepces-dy-muaj-pa-paga,-csl-kerkon-zgjidhje-afatgjate

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), që në fokus të veprimtarisë së saj ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut që garantohen nga ligji i punës, përmes këtij reagimi shpreh shqetësimin lidhur me vonesat në pagë të minatorëve të minierës “Trepça Sh.A”.

Në kohën kur në ndërmarrjen “Trepça SH.A” do të duhej të synohej zhvillimi i qëndrueshëm si një ndërmarrje me rëndësi të veçantë e jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik, CSL thotë se punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk po i gëzojnë me kohë as pagën, si një e drejtë bazike që garantohet me të gjitha aktet juridike vendore e ndërkombëtare.

“Referuar njoftimit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës (SPMT), edhe pse është fundi i muajit korrik, minatorëve nuk u janë ekzekutuar pagat as të muajit qershor. Për një situatë të tillë, që ka ndodhur edhe në të kaluarën, është e domosdoshme që të gjendet zgjidhje afatgjate dhe bashkëpunim e mirëkuptim mes palëve”.

“CSL vlerëson se ankesat e minatorëve janë të arsyeshme e legjitime prandaj të njëjtat kërkojmë që të adresohen në mënyrë të plotë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje me rëndësi të veçantë”.

“Për më tepër, kërkojmë nga ana të gjitha institucioneve përgjegjëse që të marrin parasysh edhe kërkesat e vazhdueshme të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës si dhe të ndërmerren hapa konkret sa i përket avancimit të kushteve dhe sigurisë në punë të minatorëve”, ka thënë CSL në reagimin dërguar mediave.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar në Trepçë, duke thënë se pret nga ndërmarrja që të sigurojë rritje të prodhimit e të hyrave dhe ulje te shpenzimeve, si mënyrën e vetme për të arritur stabilizim të gjendjes operative dhe financiare të ndërmarrjes dhe kompensim të rregullt të punonjësve në mënyrë të qëndrueshme.