Ministrat Sveçla e Krasniqi shkojnë për drekë e kafe në familjet që iu ndërtuan shtëpi në veri
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë njoftuar se sot kanë qenë mysafirë në familjet të cilave iu ndërtuan shtëpitë në veri të vendit. “Në shtëpinë e re të familjes Aliu në fshatin Cerajë u pritëm për drekë së bashku me ministrin Sveçla për të vazhduar tutje […]
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë njoftuar se sot kanë qenë mysafirë në familjet të cilave iu ndërtuan shtëpitë në veri të vendit.
“Në shtëpinë e re të familjes Aliu në fshatin Cerajë u pritëm për drekë së bashku me ministrin Sveçla për të vazhduar tutje për kafe te familja Mehmeti në Kodrën e Minatorëve po ashtu në shtëpinë e re”, ka shkruar ministri Krasniqi, i cili tha se këto dy familje dhe të tejra janë bërë me shtëpi të reja pas 25 vitesh “vuajtjesh e rezistencë për të mos lëshuar pronën e tyre nga presionet e shumta të grupeve kriminale me dirigjim nga Beogradi”.
“Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore”.
Ai tha se bashkë me ministrin Sveçla kaluan ditën në Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore.
Ndërkaq, Sveçla shpërndau postimin e Krasniqit në Facebook, duke shtuar: “Nuk mund të jemi ndryshe veçse të lumtur e inkurajuar kur shohim familjet të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara nga Qeveria në komunat veriore”.