Ministri i Jashtëm hungarez: Budapesti nuk do të mbështesë transformimin e NATO-s në një aleancë anti-kineze

“Hungaria nuk dëshiron dhe nuk do ta mbështesë kthimin e NATO-s në një aleancë anti-kineze,” tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó në një intervistë për televizionin shtetëror të vendit të tij nga Uashingtoni, ku po zhvillohet samiti i NATO-s. Duke folur në margjinat e samitit, Szijjártó theksoi në të njëjtën kohë se pranimi i [...]Read More...

Ministri i Jashtëm hungarez: Budapesti nuk do të mbështesë transformimin e NATO-s në një aleancë anti-kineze

“Hungaria nuk dëshiron dhe nuk do ta mbështesë kthimin e NATO-s në një aleancë anti-kineze,” tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjártó në një intervistë për televizionin shtetëror të vendit të tij nga Uashingtoni, ku po zhvillohet samiti i NATO-s.

Duke folur në margjinat e samitit, Szijjártó theksoi në të njëjtën kohë se pranimi i Ukrainës në aleancë do të dobësonte unitetin brenda NATO-s.

Në komunikatën përfundimtare zyrtare të samitit të organizatës, krerët e 32 vendeve anëtare të NATO-s shprehën “shqetësimin e tyre të thellë” për aleancën strategjike të Rusisë dhe Kinës dhe denoncuan “mbështetjen politike dhe materiale” që Pekini i jep Moskës për luftën në Ukrainë./abcnews.al