Ministri i Jashtëm izraelit kërcënon Erdoganin: Po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, iu përgjigj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili më parë kërcënoi se nëse do të ishte e nevojshme, Turqia do të pushtonte Izraelin. Ministri i Jashtëm i Izraelit ka postuar foton e presidentit turk dhe ish-presidentit irakian të Irakut, Sadam Husein, duke thënë se ai po ecën në [...]Read More...

Ministri i Jashtëm izraelit kërcënon Erdoganin: Po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, iu përgjigj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili më parë kërcënoi se nëse do të ishte e nevojshme, Turqia do të pushtonte Izraelin.

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka postuar foton e presidentit turk dhe ish-presidentit irakian të Irakut, Sadam Husein, duke thënë se ai po ecën në gjurmët e tij. “Erdogan po ndjek hapat e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Vetëm le të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social X.

Kujtojmë se Erdogan ka deklaruar se “Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’i bëjë këto gjëra në Palestinë. Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe në Libi, do të bëjmë të njëjtën gjë me ta. Asgjë nuk na pengon ta bëjmë këtë. Thjesht duhet të jemi mjaft të fortë për të ndërmarrë këto hapa”.

/abcnews.al