Peskov: Moska po ndërmerr hapa për të forcuar sigurinë e centraleve të saj bërthamore

Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë nga Uashingtoni dhe veprimet e “Perëndimit kolektiv” e bëjnë të nevojshme që Rusia të rishikojë doktrinën e saj bërthamore, vuri në dukje këtë të mërkurë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Rusia kohët e fundit njoftoi se planifikon të bëjë ndryshime në politikën që përcakton kushtet për përdorimin e armëve bërthamore [...]Read More...

Peskov: Moska po ndërmerr hapa për të forcuar sigurinë e centraleve të saj bërthamore

Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë nga Uashingtoni dhe veprimet e “Perëndimit kolektiv” e bëjnë të nevojshme që Rusia të rishikojë doktrinën e saj bërthamore, vuri në dukje këtë të mërkurë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Rusia kohët e fundit njoftoi se planifikon të bëjë ndryshime në politikën që përcakton kushtet për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska, por ende nuk ka specifikuar se çfarë ndryshimesh synon të bëjë.

Doktrina ekzistuese bërthamore, e cila u përcaktua me një dekret të Presidentit Vladimir Putin në vitin 2020, parashikon që Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të një sulmi bërthamor nga një armik ose një sulmi konvencional që kërcënon ekzistencën e shtetit rus.

Rishikimet po bëhen “kundër sfidave dhe kërcënimeve të paraqitura nga vendet e të ashtuquajturit Perëndim kolektiv,” tha Peskov për agjencitë ruse të lajmeve.

/abcnews.al