Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse të rajonit Sumy, një i vrarë dhe katër të plagosur

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në bombardimet ruse gjatë natës në rajonin Sumy të Ukrainës në kufirin midis dy vendeve ndërluftuese, tha të dielën administrata lokale ukrainase. “Gjatë natës dhe mëngjesit, rusët kryen 18 granatime të territoreve kufitare dhe vendbanimeve të rajonit Sumy. Janë regjistruar 47 shpërthime, ku 9 rrethe [...]Read More...

Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse të rajonit Sumy, një i vrarë dhe katër të plagosur

Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në bombardimet ruse gjatë natës në rajonin Sumy të Ukrainës në kufirin midis dy vendeve ndërluftuese, tha të dielën administrata lokale ukrainase.

“Gjatë natës dhe mëngjesit, rusët kryen 18 granatime të territoreve kufitare dhe vendbanimeve të rajonit Sumy. Janë regjistruar 47 shpërthime, ku 9 rrethe ishin nën sulm”, tha administrata në Telegram.

Prokurorët vendas sqaruan më vonë të dielën se Rusia kishte nisur një sulm me raketa në një kolonë kamionësh me grurë në rrugën Sumy-Kharkiv në rrethin Sumy dhe një shofer kamioni 23-vjeçar u vra, ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë në një deklaratë të veçantë se kishin shkatërruar 8 nga 11 dronët sulmues rusë të përdorur gjatë natës.

Rajoni Sumy kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase nisën një inkursion të madh ndërkufitar më 6 gusht. Trupat ruse, ndërkohë, vazhdojnë të bëjnë presion drejt qendrës strategjike të Pokrovsk në Ukrainën lindore.

/abcnews.al