SHBA akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për përpjekje të vazhdueshme me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Administrata Biden pritet të adresojë përpjekjet e Kremlinit për të ndikuar në opinionin publik me një sërë veprimesh duke përfshirë akuza penale, sipas CBS News. Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza kundër dy personave dhe sekuestroi shumë domene [...]Read More...

SHBA akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2024

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Rusinë për përpjekje të vazhdueshme me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Administrata Biden pritet të adresojë përpjekjet e Kremlinit për të ndikuar në opinionin publik me një sërë veprimesh duke përfshirë akuza penale, sipas CBS News.

Departamenti i Drejtësisë ngriti akuza kundër dy personave dhe sekuestroi shumë domene interneti të përdorura në një fushatë dezinformimi, të drejtuar nga qeveria ruse, thanë zyrtarët. Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit pritet që të shpallin një sërë sanksionesh kundër Rusisë.

Prokurorët hapën një aktakuzë në gjykatën federale në Nju Jork, duke akuzuar dy punonjës të RT, një media e kontrolluar nga shteti, për pastrim parash dhe shkelje të Aktit Federal të Regjistrimit të Agjentëve.

Sipas aktakuzës, RT dhe dy punonjësit zbatuan një skemë prej 10 milionë dollarësh për të financuar dhe drejtuar një kompani me bazë në Tenesi për të publikuar dhe shpërndarë informacione të favorshme për qeverinë ruse. Përmbajtja kishte për qëllim që të nxiste ndarje në SHBA dhe anti-ukrainase.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland njoftoi se Departamenti i Drejtësisë sekuestroi 32 domene interneti që qeveria ruse dhe aktorët pro-rusë përdorën për t’u përfshirë në këtë fushatë.

Kompanitë ruse kanë përdorur domenet, disa prej të cilave imitonin entitete legjitime të lajmeve dhe marka unike mediatike, për të përhapur fshehurazi propagandën e qeverisë ruse, dhe e bënë këtë në drejtimin e administratës së presidentit rus Vladimir Putin që të paktën që nga viti 2022./abcnews.al