Scholz: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën do të vijojë

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën, ka thënë të mërkurën kancelari Olaf Scholz, duke u përpjekur të largojë frikën se Berlini mund të zhgënjejë Kievin mes një “shtrëngimi” të buxhetit të brendshëm dhe raporteve të mediave për “një ngrirje” të ndihmës së re ushtarake gjermane. “Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën [...]Read More...

Scholz: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën do të vijojë

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën, ka thënë të mërkurën kancelari Olaf Scholz, duke u përpjekur të largojë frikën se Berlini mund të zhgënjejë Kievin mes një “shtrëngimi” të buxhetit të brendshëm dhe raporteve të mediave për “një ngrirje” të ndihmës së re ushtarake gjermane.

“Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë. Ne kemi bërë dispozita, kemi arritur marrëveshje (të mbrojtjes) dhe kemi siguruar fondet në kohën e duhur, në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë të mbështetet plotësisht tek ne në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Scholz, përcjell Telegrafi.

Shqetësimet janë rritur në mes të gushtit pasi gazeta Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS) tha se ministria gjermane e financave nuk do të miratojë aplikime shtesë për ndihmën ushtarake për Ukrainën për shkak të kufizimeve buxhetore.